Vlera të sinonimisë dialektore në gjuhën shqipe

AuthorAnila Haruni (Konomi)
PositionRedaktore përgjegjëse
Pages606-611
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
606
Vlera të sinonimisë dialektore në gjuhën shqipe
Msc Anila Haruni (Konomi)
Redaktore përgjegjëse
I vetmi udhëtim i vërtetë drejt zbulimit nuk është të shkosh te peizazhe të reja, por të kesh sy të tjerë.
Marcel Proust, Në kërkim të kohës së humbur
Abstrakt
Sinonimia leksikore është një ndër kategoritë leksiko-semantike më pak të studiuara në gjuhësinë
shqiptare (omai & Samara & Shehu & Feka, 2004, faqe 5). Vite më parë numëroheshin me
gishta monogratë, si ajo e studiueses së njohur Sheije Islamaj, e cila me veprën e saj “Çështje
sinonimisë në g juhën shqipe” (Islamaj, 1985, 14). hodhi hapin e parë drejt studimit të disa
aspekteve të sinonimisë leksikore dhe nxjerrjes së rezultateve të kërkimeve në lidhje me këtë
fushë. Ndërsa akad. Jani omai ka një kontribut jo të vogël në studimin e dukurisë leksikologjike
të sinonimisë, sepse, që në llimet e studimit të kësaj fushe, ai ka hedhur hapat e parë shkencorë
me anë të kumtesave të tij të shpërndara në punime të ndryshme, në monogra1 a në tekstet
mësimore universitare etj2.
Nuk mund të lëmë pa përmendur kontributin e autorëve të tjerë në fushën e sinonimisë leksikore
si G. Kiçin, i cili hartoi “Fjalorin e sinonimeve, antonimeve, alëve të njëjta, termave të ngjashëm,
alëve të përafërta, varianteve e të tjera të gjuhës shqipe3.
Nxjerrja në dritë e “Fjalorit sinonimik të gjuhës shqipe4” (2004) i hartuar nga Jani omai, Miço
Samara, Hajri Shehu, anas Feka është një arritje tjetër në fushën e sinonimisë leksikore.
Gjithashtu, edhe “Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe” hartuar nga Ali Dhrimo, Esheref Ymeri,
Edmond Tupe në vitin 2002, janë dy vepra madhore me vlerë në të gjitha kohërat.
Por, “Gjuha kombëtare shqipe përbëhet nga varianti letrar dhe variantet dialektore. Këto variante
dallohen midis tyre nga natyra e strukturës. Gjuha letrare është njësistemëshe, kurse gjuha
dialektore është shumë sistemëshe” (Gjinari, 1975, f.5). Në këtë këndvështrim është shumë e
rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje më të madhe alorëve dialektorë në gjuhën shqipe.
1Shih, sidomos “Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme, Tiranë, 2001.
2Prof. Jani omai ka hartuar ndër vite tekstin universitar “Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë,
1961, 1974, 1984, 1999, 2002.
Çështje të sinonimisë dialektore” – Seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën
shqiptare, 20/1, f. 365-371, Prishtinë, 2002.
3Fjalor i sinonimeve, i antonimeve, i alëve të njëjta, i termave të ngjashëm, i alëve të përafërta, i
varianteve e të tjera të gjuhës shqipe, USA, 1992.
4 Fjalori sinonimik i gjuhës shqipe, i botuar në vitin 2004, ka rreth 29 mijë alë. Përmban vetëm
alë sinonimike, me ndarje kuptimore, me shpjegime të ngjeshura e me shembuj nga letërsia ar-
tistike, nga publicistika, nga folklori, nga ligjërimet e folura popullore etj. Fjalori bën shtresimin
e sinonimeve sipas përdorimit, sipas fushave e sipas vlerave të mbishtresuara, duke dhënë shpje-
gime e shënime plotësuese që dallojnë njësitë normë nga alët krahinore të ngushta a të vjetruara.
Sinonimet grupohen te ala kryesore në vargun sinonimik, kurse alët e tjera, sipas rastit, refero-
hen te kjo alë kryesore.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT