Zhvillimi i rolit gjinor tek femijet bazuar në disa teori

AuthorErjona Molla
PositionUniversiteti i Tiranës
Pages100-107
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
100
Zhvillimi i rolit gjinor tek femijet bazuar në disa teori
Erjona Molla
Universiteti i Tiranës
Abstrakt
Arsyeja e përzgjedhjes së kësaj teme është për shkak të ngjarjeve të jetës së përditshme si
dhe eksperiencave personale. Familjet në mënyrë aktive luajnë një rol te rendesishem në
socializimin e roleve gjinore me mënyrat se si ato organizojnë mjedisin për fëmijën.
Si çdo prind, mësues dhe psikolog zhvillimor di qe fëmijët meshkuj dhe femra bëhen
“mashkullor” dhe “femëror”, përkatësisht në një moshë shumë të hershme. Deri në
moshën katër ose pesë vjeçare, për shembull, vajzat dhe djemtë preferojnë në mënyrë
tipike bashkëmoshatarët e të njëjtës gjini. Përvetësimi i preferencave të përshtatshme
seksuale, aftësive, atributeve të personalitetit, sjelljeve dhe vetë-koncepteve referohet në
mënyrë tipike brenda psikologjisë si tipizimi i seksit. Ndikimi më i fuqishëm në zhvillimin
e roleve gjinore duket se ndodh brenda familjes, me prindër që transmetojnë, haptazi
dhe fshehurazi besimet dhe qendrimet e tyre në lidhje me gjininë.
Revolucioni gjinor ofron një mundësi për çdo prind që tu mësojë fëmijëve tanë që spektri
i maskilitetit dhe feminitetit nuk është vetëm atje jashtë në botë, por gjithashtu brenda
secilit prej nesh. Së paku, duke mësuar fëmijët tanë në lidhje me shtrirjen gjinore do t’i
ndihmojmë ata të përqafojnë të gjitha pjesët e tyre; më së shumti do të parandalojmë
izolimin depresiv që çon në norma të larta të vetëvrasjeve në mesin e të rinjve transgjinor.
Ky artikull është projektuar për të prezantuar pesë teori të rëndësishme rreth të kuptuarit
të zhvillimit të rolit gjinor. Këto teori janë: Teoria Psikoanalitike e Frojdit, Teoria e të
Mësuarit Social, Teoria Biosociale, Teoria e Kohlberg e Zhvillimit Kognitiv dhe Teoria e
Skemës Gjinore.
Fjalë kyçe: roli gjinor, socializimi, mashkullor, femëror.
Hyrje
Për të kuptuar zhvillimin e rolit gjinor është e rëndësishme të dimë dallimin ndërmjet
disa termave. Kështu, seksi i referohet statusit biologjik të të qenit mashkull dhe
femër, gjinia i referohet kuptimeve që shoqëritë dhe individët i japin të qenit mashkull
apo femër, roli gjinor i referohet pritshmërive shoqërore për sjelljen e përshtatshme
femërore dhe mashkullore, identiteti gjinor i referohet se si një person e percepton
veten psikologjikisht si mashkull ose femër. Në moshën 3 vjeçare, fëmijët e dinë nëse
ata janë mashkull apo femër. Zhvillimi i rolit gjinor fillon në lindje. Fëmijët janë të
ekspozuar ndaj shumë faktorëve të cilët ndikojnë në qëndrimet e tyre dhe sjelljen në
lidhje me rolet gjinore. Këto qëndrime dhe sjellje mësohen zakonisht në shtëpi dhe
më pas përforcohen nga bashkëmoshatarët e fëmijës, përvoja shkollore dhe mediat.
Ndikimi më i fuqishëm në zhvillimin e roleve gjinore duket se ndodh brenda familjes,
me prindërit që transmetojnë, haptazi dhe fshehurazi, besimet e tyre rreth gjinisë.
Ekspozimi i hershëm i fëmijës se çfarë do të thotë të jetë mashkull apo femër vjen
nga prindërit. Fëmijët përvetësojnë mesazhet e prindërve të tyre në lidhje me gjininë
në një moshë të vogël, me ndërgjegjësimin e dallimeve të rolit të seksit të të rriturit
te fëmijët e moshës 2 vjeçare (Witt, 1997).

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT